Kurti: Drejtësia duhet të merret me marrëveshjen e fshehtë Thaçi-Rasmussen
26 shkurt 2020
| 14:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie, ka folur rreth letrës se fshehtë të ish-kryeministrit Hashim Thaçi për një marrëveshje të arritur me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Kurti ka thënë për shkak të fshehjes së kësaj marrëveshje do të duhej të merren organet e drejtësisë.
Më tutje, Kurti ka thënë se janë të interesuar për marrëdhënie të mira me KFOR-in dhe NATO-n.
Në këtë kontekst, Kurti ka bërë me dije se nesër në mëngjes do të ketë një takim me komandantin e KFOR-it.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/636792330439413/