“Kurti duhet të shkojë në opozitë, qeverinë duhet ta udhëheq opozita”
08 korrik 2024
| 23:14
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në “Debat Plus”, ka thënë se opozita angazhohet që ta vendosë kryeministrin, Albin Kurti në opozitë.
“Ne angazhohemi me e vendos zotrin Kurti në opozitë dhe ai duhet me shku në opozitë.”
Tahiri tha se qeveria duhet të udhëhiqet nga opozita si dhe t’i sanojë “dëmet që i ka shkaktuar kjo qeveri”.
“Qeverinë duhet me udhëheqë opozita me një opsion shumë të qartë qeverisës për 4-vjeçar se si me i sanu damet që i ka shkaktuar kjo qeveri,” ka thënë Tahiri.