Kurti duhet të shkojë në shtëpi, ai di veç t’i shkatërrojë institucionet

23 korrik 2023 | 09:24

Deputetja e zëshme e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë thirrje që Albin Kurti të mos jetë më kryeministër i Kosovës meqë, sipas saj, shefi i qeverisë ka keqpërdorur besimin që i dhanë qytetarët më 14 shkurt 2021.

“Qeveria nuk duhet të shkojë në shtëpi sepse opozita po bën thirrje, por duhet të shkojë në shtëpi se e ka mashtruar qytetarin, e ka thyer besimin qe i ka dhënë për të qeveris. Me vetë faktin që kanë shkuar 2 vjet të qeverisjes Kurti 2 dhe 1 vjet e qeverisjes Kurti 1 dhe nuk kemi asnjë edhe punë të vetme që mund t`ia bëjmë një tik që ka përfunduar Albin Kurti si kryeministër dhe qeveria e tij, kjo tregon se është i paaftë për të qeveris”.

Sipas Musliut, Kurti di të bëjë veç gjëra të mbrapshta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik i mori jetën pak ditë më parë…