Kurti: Dy qeveritë kanë potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve

27 shtator 2021 | 11:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit që patën në Prishtinë.

Kurti ka thënë se është i nderuar me vizitën e Ramës dhe kabinetit të tij në fillim të mandatit të ri, duke i uruar mandat sa më të arritur.

“Mandatet, të dyja qeveritë i kemi marrë me plotë sfida”, ka deklaruar Kurti.

“Kosova i gëzohet progresit në Shqipëri dhe zhvillimit të mbarë shqiptarëve kudo. Dy qeveritë kanë potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, bashkëpunim, për të dyja popujt. Do punojmë që së bashku që tregu të jetë sa më unik që qytetarët, shërbimet, kapitali, mallrat të lëvizin sa më lirshëm. Nëse ka vende ku kjo duhet të bëhet sa më shpejt është Kosova dhe Shqipëria”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri Kurti ka bërë me dije se biseduan për të gjitha fushat e qeverisjes së dy vendeve.

“Sot biseduam për vazhdimin e marrëveshjeve ekzistuese. Ku janë nënshkruar rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle. U vendos edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Kosovë. Pas…