Kurti e Ahmeti flasin ne telefon për t’u koordinuar rreth koronavirusit
23 mars 2020
| 18:35
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se ka folur në telefon me kryeministrit Albin Kurti për bashkërendim në masat e ndërmarra për situatën e krijuar nga koronavirusi.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Theksova nevojën e ndërmarrjes se masave ekonomike tani! Koordinimi i institucioneve dhe bashkëveprimi konkret janë kyçe në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/