Kurti e akuzonte Thaçin për “marrëveshje të fshehtë me NATO-n”, tash ministri i tij e lutë KFOR-in ta shtojë prezencën në veri

27 shkurt 2022 | 14:25

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është takuar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Frenc Kajar, të cilit i ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në veri.

Por, vetëm 2 vite më parë, shefi i tij, kryeministri Albin Kurti e kishte akuzuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se kishte nënshkruar “një marrëveshje të fshehtë me NATO-n”.

Mehaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se gjeneral Kajar është pajtuar që të rritet koordinimi mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it si dhe të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në kufirin e Kosovës.

Por, vetëm 2 vite më parë, shefi i tij i tanishëm, kryeministri Albin Kurti e kishte akuzuar ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin për një marrëveshje të fshehtë me NATO-n.

Marrëveshja për të cilën ishte debatuar gjatë në opinionin publik përpara se Kurti “ta zbulonte” atë, kishte të bëjë me mosdërgimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës pa koordinim paraprak me NATO-n.

Në një konferencë për media, kryeministri Kurti kishte thënë se nuk beson që këtë zotim Thaçit ia kishte kërkuar Brukseli, por thoshte “mund ta ketë kërkuar Serbia”.

“Lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila pa dakordim paraprak nuk do të shkojë në Kosovën Veriore jo në veriun e Kosovës, pa dakordim paraprak me KFOR-in. Për neve është e rëndësishme të marrim vesh se kush e ka kërkuar një gjë të tillë, ne nuk besojmë se Brukseli e ka kërkuar një zotim të tillë të ish-kryeministrit, mund ta ketë kërkuar Serbia”, kishte thënë Kurti në atë konferencë për media.

Madje Kurti thoshte se letrën ia kishte dhënë një zyrtar i NATO-s dhe nuk e kishte gjetur në sirtarët e qeverisë, ndërsa thoshte se duke iu falënderuar NATO-s e morën atë letërkëmbim. /lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e diel) do të zhvillohet përballja mes Chelseas dhe…