Kurti e Aliu sot në Istog vendosin gurthemelin e një projekti të banimit

30 prill 2025 | 07:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social në Istog.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ceremonia do të mbahet në orën 09:00.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vendosin gurthemelin e projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Glauk Konjufca po dërgon sinjale të mospajtimit me LV-në,…