Kurti e Apostolova diskutojnë për taksën
12 mars 2020
| 15:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova
Zyra për informim e qeverisë, ka njoftuar se një nga temat e takimit ishte vizita zyrtare e kryeministrit Kurti në Bruksel.
“Nga ana e saj, znj. Apostolova përsëriti rezultatin pozitiv të heqjes graduale të tarifës me Serbinë. Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve”, është bërë me dije në njoftimin e qeverisë.
/Epoka e re/