Kurti: E ardhmja është në duart e diplomatëve të rinj
21 tetor 2024
| 11:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur në një event për të rinj të interesuar në diplomaci, ka folur për agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe sulmin terrorist të Hamasit në Izrael, ka thënë se e ardhmja e racës njerëzore varatë nga diplomatët e rinj.
“Nuk është ekzagjerim të themi që e ardhmja e racës njerëzore do të varet nga diplomatë të rinj si ju: të mjeshtroni zanatin delikatat të burrështetasit”.
“Të mjeshtroni historinë do të thotë të jeni në gjendje të mendoni në kontekst kohor, dhe të gjeni përgjigjet e sotit. Sepse shumica e sfidave nuk janë edhe aq të reja. Ata vinë nga prapavija historike dhe paraqiten sot në forma të ndryshme, por të rrënjosura në histori”, ka thënë Kurti.