
Kurti e bindë në minutat e fundit edhe Emilija Rexhepin
15 prill 2025
| 10:08
Një natë pasi tha se nuk do të mbështesë qeverinë Kurti, Emilija Rexhepi duket se është bindur për të votuar kandidatin për kryeparlamentar të propozuar nga Vetëvendosje.
Zëvëndëskryeministrja në detyrë ka thënë se do ta votojë qeverinë, ani pse nuk do të ketë post qeveritar.
“Unë s’e kam marrë ofertën që të jem ministre. Kthehem në parlament duke qenë pjesë e qeverisë”, ka thënë Rexhepi.