![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/zkm.jpg)
Kurti e Çeku vizitojnë BIK-un, diskutohet për Projektligjin për Liritë Fetare
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Kurti u prit në takim nga kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohje për myftiun Tërnava për përkrahjen dhe kontributin e dhënë nga ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës.
“Në takimin e përbashkët me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe këshilltaren ligjore të kryeministrit, Tea Blakaj Hoxha, u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare. Kryeministri Kurti e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin për këtë projektligj. U theksua se qeveria e merr me seriozitet garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.