Kurti e denigronte atëherë marrëveshjen e Uashingtonit, e lëvdon tash

29 janar 2025 | 08:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e pranoi rëndësinë e Marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën dikur e kritikonte ashpër.

Në lidhje me këtë ndryshim qëndrimesh ka reaguar Muhamet Hamiti, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Hamiti ka vlerësuar se të panumërta janë kthesat 180 shkallëshe të Kurtit.

“E paska ndërruar Albin Kurti qëndrimin për Marrëveshjen e Uashingtonit.

Të panumërta janë këto kthesa 180-shkallëshe (U-turns, në anglisht) në qëndrimet politike të Kurtit.

Jokonsistenca konsistente e karakterizon liderin e Vetëvendosjes, kryeministrin në largim” – ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën…