Kurti e falënderon Arabinë Saudite për mbështetjen ndaj Kosovës
17 janar 2023
| 15:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al Falih.
Ai, me anë të një cicërime në “Twitter”, ka theksuar se ata i kanë ndarë vizionet e tyre për energji të gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm.
“E presim me padurim ta presim në Kosovë. Gjithashtu, e shpreha falënderimin për mbështetjen e dhënë ndër vite”, ka shkruar Kurti.