‘Kurti e flet serbishten më mirë se gjysma e deputetëve serbë”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 3 korrik përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe i është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës që krijon mundësinë për regjistrimin e veturave me tabela të Republikës së Kosovës.
Por si është komentuar ajo video e Kurtit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës e cila është e banuar me serbë. Për këtë ka folur redaktorja e portalit “KoSSev”, Tatjana Lazareviq, në një intervistë për televizionin “N1”.
“Fakti që Albin Kurti drejtohet në serbisht, e që në mënyrë ironike komentohet si më i rrjedhshëm krahasuar me mungesën e edukimit të përfaqësuesit politik serbë, Kurti flet serbisht më mirë se gjysma e deputetëve serbë. Janë komentet tipike”, ka thënë Lazareviq kur është pyetur se si e kanë komentuar serbët në veri adresimin e kryeministrit të Kosovës në gjuhën serbe.
Qeveria e Kosovës më 29 qershor ka marrë vendim që do të mundësojë regjistrimin me tabela RKS të veturave që kanë tabelat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, etj.