Kurti e Gashi: Bashkëpunimi i afron më shumë qytetarët e dy vendeve

25 nëntor 2024 | 16:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe bashkëpunuese në të mirë të dyja shteteve.

“Një javë pasi ishim nikoqir të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mbledhjen e dytë të përbashkët qeveritare, sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Bashkëpunimi parlamentar mund t’i çojë më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona dhe të afrojmë edhe më shumë qytetarët e dy vendeve. Andaj vizitat si kjo janë tejet të vlefshme, e grupet parlamentare të miqësisë, tejet të rëndësishme”, ka thënë Kurti pas këtij takimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të jenë prezentë në ndeshjet ndërkombëtare.…