Kurti e Gërvalla mbrëmë takuan Borellin e Lajçakun, biseduan për vazhdimin e dialogut dhe targat

20 shkurt 2022 | 14:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla të premten kanë udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje.

Kurti dhe Gërvalla janë takuar edhe me përfaqësuesin e lartë të bashkimit evropian për politikë të jashtme dhe çështje të sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Gjatë takimit është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë dhe për marrëveshjen për targa.

Kurti në llogarinë e vet në “Twitter” ka bërë me dije se me Borellin dhe Lajçakun kanë diskutuar mbi ecurinë e grupit të punës për targat e makinave dhe vazhdimin e bisedimeve në Bruksel.

“Me ministren e Punëve të Jashtme Gërvall-Schwarz ne u takuam mbrëmë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak për të diskutuar ecurinë e grupit të punës për targat e makinave dhe vazhdimin e bisedimeve në Bruksel”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, ka rrëfyer së…