Kurti e Gërvalla sot në Austri, Ambasada në Vjenë ua organizon tubimin paraelektoral
03 nëntor 2024
| 12:40
Pas Zvicrës, kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot drejtë Vjenës në Austri, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Lajmin për këtë e ka konfirmuar Zyra për Media e kryeministrisë.
Në këtë qëndrim në Austri, Kurti do të jetë i shoqëruar nga zv.kryeminsitrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, me të cilën edhe do të mbajnë një tubim paraelektoral në Vjenë të aranzhuar nga Ambasada e Kosovës në Austri.
“Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri”, thuhet në njoftim.