“Kurti e Gjukanoviqi më thonë Putini i vogël”, Vuçiqi vazhdon me drama

27 mars 2022 | 13:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar me drama duke bërë fushatë para zgjedhjeve në Serbi, ku sipas tij, 90 për qind e serbëve në Kosovë do të votojnë për të.

Këtë herë, Vuçiqit i ka dolë punë edhe me gazetën prestigjioze britanike, “The Guardian”, ndërsa ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Shikoni se çfarë po bëjnë Albin Kurti dhe Gjukanoviq, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është ta përgojojnë Serbinë, të thonë se Vuçiqi është Putini i vogël, që të mos e rëndojmë gjithë Perëndimin me Serbinë, Serbia nuk flet kurrë për ata, për ta ndalur Serbinë në rritjen ekonomike. Si ‘Guardian’, ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse gënjejnë”, ka thënë  ai, duke përmendur disa tekste të gazetës britanike për Serbinë dhe rrezikun e luftës në Ballkan.

Vuçiqi ka thënë për “TV Prva” se stabiliteti në rajon është “absolutisht i qëndrueshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Akademik Rexhep Qosja Për herë të parë në vitin…