Kurti e Hajdari mbajnë konferencë për medie
07 prill 2020
| 17:02
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për 17:00.
Nga qeveria kanë bërë me dije se bashkë me Kurtin në konferencë do të flasë edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Sot gjatë ditës, kreu i qeverisë në detyrë nga Gjilani ka bërë të ditur se do të mbledhë ministrat për të diskutuar lidhur me masat e reja që do t’i marrin pas 13 prillit.