Kurti e hapi thesin e babadimrit afër fushatës

25 dhjetor 2024 | 23:19

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në “Click” të RTV21 tha se kryeministri, Albin Kurti me ndarjen e 100 eurove për pensionistët e hapi “thesin e babadimrit afër fushatës”.

“Kryeminsitri dul si babadimer, po du me ua japë nga 100 euro, ato nuk janë paret e kryeministrit, janë paret e pensionistëve, sepse familjarët e tyre kanë kontriibuar në atë buxhet. Kur e degjoj kryeministrin me çfarë krenarie, po pse si ke rrit pensionet në kohë reale, po tash në prag të fushatës po e qel thesin e babadimrit”, tha Haradinaj.

Sipas tij, kjo qasje është e gabuar, sepse Kurti “ska me ble vota”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…