Kurti e Haxhiu thërrasin konferencë për medie
04 shtator 2022
| 07:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të mbajnë konferencë për medie.
Kjo konferencë pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00 në ndërtesën e qeverisë.
Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë nuk ka treguar për arsyen e mbajtjes së kësaj konference.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 25 gusht ka shpallur grevë të përgjithshme të të punësuarve për realizimin e kërkesave të tyre në rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.