Kurti e injoroi Murat Jasharin kur i pati 50,3 %, tash që humbi “o kuku hajde kthehemi te Jasharët”
Gazetari Valon Syla, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e injoroi Murat Jasharin i cili, sipas tij, deshi të bëhej president, por u kthye kah Familja Jashari në momentin që humbi në zgjedhjet lokale.
Tutje, Syla tha se pse Familja Jashari po e meriton vetëm kur po i humb Kurti zgjedhjet, e nuk po përmenden kur po i marrin 50,3%.
“Edhe Murat Jasharin ka lyp me u bo president, pse s’e ka bo Albini, por e ka bo Vjosa Osmanin”, pyeti Syla.
“Pse po i them kontrabandim? Sepse Kurtit i vyejnë njerëz si ju që thonë ‘e ka bo zgjedhjen, mirë ka bo, s’ka pasur ma të mirë’, e presidenti, a u kanë edhe ajo zgjedhje e mirë? Pse e ka bo Osmanin? Sepse i ka pasur 50,3%. Kur i mori 24% ‘o kuku hajde kthehemi te Jasharët”, është shprehur Syla.
“Kjo është pikë e dobët e Albin Kurtit. A e meritojnë? Po, por pse po e meritojnë kur humbën, e jo kur fituan?”, shtoi Syla.