“Kurti e ka përbirë bretkosën…”, Kryeziu me metaforë komenton vendimin e Qeverisë për Manastirin e Deçanit
Se kryeministri Albin Kurti e ka “përbirë bretkosën” me urdhrin që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që t’ia njohë të drejtën në pronë prej 24 hektarëve, Manastirit të Deçanit, e ka pohuar ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, duke metaforizuar se më vonë “mund t’i dal, një peshk i mirë, një krap i mirë”.
Ndonëse metafora ka nuanca optimiste, Kryeziu ka shtuar se “nuk jemi të lumtur si shqiptarë me këto vendime”.
“Ka mundësi të jetë i padrejtë”, ka thënë Kryeziu në “FIVE” të Dukagjinit.
Kryeziu ka thënë se Kurti ka bërë një veprim të mirë, ligjor por edhe detyrues dhe se veprimet që janë bërë deri më tani që të mos zbatohet vendimi i Kushtetueses, nuk kanë qenë në të mirën e Kosovës.
“Kryeministri ka bërë një veprim të mirë, ligjor dhe detyrues. Të gjitha apo veprimet që nu i ka bërë deri tash kane qenë jo në të mirën e Kosovës. Sepse është një vendim i Kushtetueses, cili vendimet e Kushtetueses janë lidhe dhe ligjet t’i zbatojnë autoritet zyrtare të shtetit. D.m.th. është vonim, jo vetëm kjo qeveri po edhe edhe qeveritë e kaluara në akt drejtim, se është obligim ligjor kushtetues në kuadër të Kosovës, por ka edhe karakter ndërkombëtar”, ka shtuar Kryeziu.