Kurti e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës

31 mars 2023 | 08:05

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me dakordimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Limaj thotë se togfjalëshi “nuk e paragjykojmë statusin” në dokumentin e dakorduar në mes të Kosovës dhe të Serbisë, shkel Kushtetutën.

“Kurti ka shkelur Kushtetutën e Kosovës. Me qita e ka shkelur. Qysh kryeministri shkon në Bruksel e pranon një dokument ku thuhet nuk e paragjykojmë statusin. E Serbia nuk e ndërron preambulën”, tha ai.

“Gjykata Kushtetuese e ka hudhur marrëveshjen e Asociacionit në 2015-ën. Krejt cka ka në atë marrëveshje, përmbledhet në nenin 7”, shtoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri politik, deputeti e ish ambasadori Nait Hasani…