Kurti: E kemi menaxhuar mirë situatën me COVID-19
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për situatën shëndetësore në Kosovë.
Kurti, ka thënë se numri i të infektuarve në Kosovë ka mundësi të rritet edhe më tej.
“Unë i falënderoj qytetarët që po i respektojnë masat e qeverisë dhe udhëzimet e ekspertëve mjekësorë në mënyrë që t’ia dalim sa më lehtë me këtë krizë emergjente shëndetësore që ne nuk kemi përvojë”, u shpreh ai në “Debat Plus” në “RTV Dukagjini”.
Ai thotë se deri më tani Kosova ia ka dalë mirë përballimit të kësaj pandemie.
Kurti megjithatë thotë ishte e domosdoshme marrja e disa masave më të forta për disa arsye. “Në pranverë është edhe më sfiduese të qëndrohet në shtëpi”.
Kurti thotë se infektimet që janë bërë më herët po shfaqen tani dhe sipas tij infektimet individuale po bëhen familjare.