Kurti e Konjufca pinë kafe së bashku

16 tetor 2022 | 16:41

Kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca, janë takuar këtë të diele për të pirë kafe së bashku.

Sipas fotografisë të publikuar nga Shefi i Kabinitetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, Kurti dhe Konjufca shihen të ulur në karrige teksa shijojnë kafet dhe rrezet e diellit, ndërkohë që kryeministri e dëgjon bashkëpartiakun e tij teksa flet.

Konjufca së fundmi është kthyer në Parlament, pas një lëndimi që ka pësuar në gjurin e tij. Ndërsa Kurti po ashtu është kthyer nga Berlini, ku mori pjesë në Kongresin e Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë…