Kurti e Konjufca takim virtual me Palmerin dhe Kosnettin: Nevojë urgjente, vaksina dhe investime në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë takimit virtual që pati të enjten me zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer kanë folur për nevojën e koordinimit të SHBA-ve dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti në “Twitter” ka bërë me dije se gjatë këtij takimi me Palmerin dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett kanë folur edhe për nevojën urgjente që ka Kosova për t’u furnizuar me vaksina dhe rëndësinë e investimeve të SHBA-së.
“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve të Shteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun”, ka shkruar Kurti.
I had a virtual meeting today with DAS Matt Palmer & Amb. Kosnett. We discussed Kosova’s urgent need for vaccines, importance of 🇺🇸 investments and coordination between US & EU on the dialogue.
Mr. Palmer congratulated us on the landslide victory and expressed his support. pic.twitter.com/8FRMQbbSlu— Albin Kurti (@albinkurti) March 11, 2021