Kurti e Mustafa flasin për medie para takimit

09 janar 2020 | 15:51

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë folur shkurtimisht për media para takimit të radhës, që ka nisur në ora 15:30.

I pari i LV-së, ka thënë se ka përpjekje për marrëveshje dhe kjo nuk varet vetëm prej tij. “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Kurti .

Para se të hyj në takim, edhe lideri i LDK-së ka thënë se po mundohet të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje. “Po mundohemi me arrit marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

Pas takimit të djeshëm, zyrtarët e të dy subjekteve politike kanë thënë se janë më afër arritjes së marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë vëllai i heroit të kombit Imer Alushani,…