Kurti e Mustafa mbajnë takimin e radhës në Kuvend
20 dhjetor 2019
| 15:12
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa janë duke mbajtur një takim Kuvendin e Kosovës, me qellim të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive.
Ata janë të shoqëruar edhe nga zyrtarë të partive të tyre. Takimi Kurti-Mustafa vjen një ditë pas reagimeve nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e ShBA-së dhe ajo Britanisë të Madhe, të cilat kanë kërkuar që sa më shpejt të formohet qeveria.
Kujtojmë se LDK-ja është duke insistuar që pjesë e marrëveshje me Vetëvendosjen të jetë edhe posti i presidentit.