Kurti e Osmani bëjnë homazhe në Prekaz

17 shkurt 2020 | 09:57

Kryeministri, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, kanë homazhe në Prekaz për nder të vjetorit të 12-të pavarësisë së Kosovës.

“Bashkë me kryetaren e Kuvendit, ministra dhe deputetë, erdhëm sot këtu në Prekaz, në këtë kryeqytetin e e kryengritjes e atdhedashurisë për liri e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar e nderuar familjen Jashari”, ka thënë Kurti.

“59 persona të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme që sot njihet sikur Epopeja e UÇK-së. Në 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë i kujtojmë me mall e me pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e…