Kurti e Osmani fillojnë takimet me komunitetet joshumicë
16 mars 2021
| 11:23
Lideri i LV-së, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës se presidentes, Vjosa Osmani, kanë vazhduar takimet konsultative për formimin e institucioneve me komunitetet joshumicë.
Ata sot kanë pritur në takim Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP).
Gjatë ditës, pritet të takojnë edhe parti tjera parlamentare të komuniteteve jo shumicë.
Një ditë me parë, Kurti e Osmani kanë takuar përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së.