Kurti e Osmani ftojnë partitë më 15 mars për të diskutuar çështjen e presidentit (dokument)
11 mars 2021
| 19:42
Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë tjera që të diskutojnë për zhvillimet në vend, ndër të tjera edhe për çështjen e presidentit.
Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente, derisa nga kjo parti të enjten kanë paralajmëruar një takim me subjektet politike.
Në letrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani, drejtuar liderëve të partive tjera theksohet se takimet do të mbahen në formatin 1+1, me takimet që planifikohet të nisin në orën 11:00 të 15 marsit, me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj.