Kurti e Osmani komentojnë shifrat e fundit rreth Covid-19 në Kosovë

05 maj 2020 | 22:56

Kryeministri në detyrë. Albin Kurti i ka konsideruar shpresëdhënëse lajmet e fundit rreth Covid-19 në Kosovë.

Kjo pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të martën vetëm 1 person të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus dhe 87 të shëruar.

“Nga 13 marsi, numri i personave të infektuar është rritur për 44 ditë me radhë, mirëpo në nëntë ditët e fundit, ata që janë shëruar kanë tejkaluar të infektuarit. Sot vetëm një rast ka qenë pozitiv”, ka thënë Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Rezultatet e fundit të IKSHP-së i ka komentuar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Lajm i shkëlqyeshëm! Sot totali i rasteve të shëruara (463), tejkaloi rastet aktive me COVID-19 (350). Duke ndjekur këshillat e institucioneve për mbrojtje të shëndetit tonë, bashkë #dojadalim”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1671097839719140/?type=3&eid=ARBoc7FeydLFyfmxGrbwvbduZUvDUQCPiCaQIFrQ73ckEU_LnGtq9il8vnwW0S9yphwcQQeIG_eNR4FX&__xts__%5B0%5D=68.ARB5dxXQ1yQSqN6c8pz7R4qq0-pJVIItWjEfIgrqylk65QDp8gXrQ3hTWHvUQGA8w9WY2U9ZPyj-DS17a9IrV93xFwQGM8MgQoImqcj6EtuQOlEBaKQmhzOfkjD86h2DxHBS0Clsgv7HQNqQNjZbsQAK-5NLgh0agXyIw4l7_1jAE1phThEePlYvDN2Gfnx1S8nBYxUR4U03Lstl2qMRpHmke1zY7yogKBRiTAdIgEEMVVpiv30zSeEZCXjTU-_wiSl3vtKOgSShmALL5-UIi6yxuvVlBMJAwO3GM6P5maV5NgFKHnKHPQYKB-zx_eWJOrztx2xwKaQG9_zTGMhWStkvNA&__tn__=EHH-R

 

(M. Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftime nga KEDS- 07.05.2020 Punime nga palët e treta Prishtinë…