
‘Kurti e Osmani po bëjnë garë në kurriz të Kosovës’
15 prill 2025
| 08:33
Opinionisti Avni Arifaj tha se kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani po bëjnë garë mes tyre në kurriz të Kosovës.
Ai tha se me asnjë nga shtetet që përmendi Osmani nuk është në dijeni që kemi rivendos marrëdhënie diplomatike, raporton Klankosova.
“Tash po thotë na kanë rinjoftë, është e vërtetë që e kanë bë çnjohjen por ne nuk e kemi pranu. Me asnjërën nga këto shtete nuk jam në dijeni që kemi rivendos marrëdhënie diplomatike”, tha Arifi.