Kurti e përshkruan Goran Rakiqin me këtë fjali
Kryeministri Albin Kurti ia ka bërë një profil të mirë me një fjali, ministrit serb në Qeverinë e tij, Goran Rakiq.
Pasi ka prezantuar para deputetëve programin qeveritar për katër vitet e mandatit të tij në krye të shtetit, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “dëshiron t’ua bëjë me nga një fjali profilin e secilit prej ministrave”.
Ai ka vazhduar të përmend secilin anëtar të kabinetit qeveritar, duke përmendur diçka që sipas tij e përfaqëson secilin nga ta.
“Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, një shoqëri multietnike që ofron mundësi për të gjithë”, ka thënë Kurti, kur i ka ardhur rendi për ta përshkruar ministrin nga Lista Serbe.
Kryeministri Kurti ka thënë se “secili funksion formal i ministrave e merr këtë epitet përmbajtjesor”.
Para prezantimit të programit të qeverisë, Kurti ka thënë se “kemi bërë shumë punë”, duke folur për 55 ditët e para të tij në krye të shtetit.