Kurti e pret me nderime shtetërore kryeministrin Rama
27 shtator 2021
| 10:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur me nderimet më të larta shtetërore, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Me një ceremoni solemne të mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, dy homologët parakaluan nën tepihun e kuq pranë gradës ceremoniale të FSK-së, ku u intonuan dy himnet shtetërore.
Pas takimit dy palësh dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
Rama në këtë takim ishte i shoqëruar me një pjesë te kabinetit të tij qeverisës.