Kurti e pret në Prishtinë kryeministrin e Kroacisë
15 nëntor 2021
| 11:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.
Kurti dhe Plenkoviqi do ta zhvillojnë një takim, pas së cilit do të dalin në konferencë për media në oborrin e Qeverisë.
Plenkoviqi më pas do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.