Kurti: E pritshme që marrëveshja me Serbinë të arrihet gjatë mandatit tim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se Lëvizja e tij Vetëvendosje po i analizon shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve lokale.
Pas rundit të dytë të këtyre zgjedhjeve, që u mbajt më 14 nëntor, Vetëvendosje përfundoi me udhëheqjen në katër komuna nga 38 gjithsej. Ky rezultat, sipas Kurtit, është i pakënaqshëm.
Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se është i gatshëm për këtë proces, por ka shtuar se takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të varet nga dialogu në nivel negociatorësh.
Duke folur për marrëveshjen e mundshme me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, ai thotë se ajo duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.
Sipas Kurtit, brengosës është edhe fakti i “militarizimit të Serbisë”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU