Kurti e quajti hajvane opozitën, kryetari i PDK-së në Suedi: Kjo fyerje nuk duhet të kalojë pa përgjigje

11 shkurt 2025 | 15:08

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suedi, Valon Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili natën e mbajtjes se zgjedhjeve ka fyer rëndë partitë e deritashme opozitare, duke i quajtur “hajvan”.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe as partitë e deritashme opozitare nuk duhet të pranojnë epitete të tilla nënçmuese.

“Ne nuk duhet dhe nuk mund ta lëmë këtë pa përgjigje. Populli duhet të reagojë, të qëndrojë i bashkuar dhe të tregojë, se ne nuk tolerojmë një gjuhë të tillë nga ata që kanë pasur pushtet dhe ndikim në vendin tonë”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kryeziut:

Ne nuk meritojmë dhe nuk i pranojmë këto epitete nënçmuese dhe të ulëta nga askush.

Të dashur qytetar, sot pas shumë vuajtjeve dhe peripecive që kemi kaluar përballemi me një realitet të zymtë ku ne, populli, jemi fyer nga kryeministri në detyrë. Është trishtuese që një ish-kryeministër zgjedh ta quajë popullin analfabetë funksional dikur, e tash “hajvanat”.

Kjo nuk është e pranueshme! Ne që prekemi nga këto fjalë, ndjejmë një trishtim dhe zhgënjim të thellë.

Këto fatkeqësisht nuk janë vetëm fjalë; janë një sulm ndaj dinjitetit dhe respektit tonë si qytetarë.

Ne nuk duhet dhe nuk mund ta lëmë këtë pa përgjigje. Populli duhet të reagojë, të qëndrojë i bashkuar dhe të tregojë, se ne nuk tolerojmë një gjuhë të tillë nga ata që kanë pasur pushtet dhe ndikim në vendin tonë.

Të qëndrojmë së bashku për drejtësi dhe respekt. Ne jemi njerëz, qytetar me dinjitet dhe kontribute të ndryshme dhe shumë të rëndësishme, andaj nuk pranojmë këso epitete shumë të ulëta dhe nënçmuese që na janë vënë.

Së bashku duhet të tregojmë se nuk pranojmë të zhvlerësohemi!

V.K

11.02.2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka zhvilluar një diskutim të…