Kurti e quan qeverinë e tij të mirëqenies për qytetarët

06 janar 2023 | 13:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e qeverisë së drejtuar nga ai.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, qeveria ka mbështetur në vazhdimësi qytetarët e Kosovës.

Kurti në “Facebook”, ka publikuar të dhëna të ndihmës ekonomike për qytetarët.

Postimi i plotë i Kurtit:

2022: Qeveria për rritje të mirëqenies

Mbështetje e vazhdueshme për qytetarët gjatë vitit që porsa lamë pas.

Ndamë shtesa për 30 mijë lehona dhe për 260 mijë fëmijë.

Brenda një viti, me dy pako mbështetëm drejtpërdrejt rreth 800 mijë qytetarë të Republikës, pothuajse secilën familje.

1) Pako për Ringjallje Ekonomike

100 milionë euro

Dyfishuam asistencën sociale për rreth 26 mijë familje në muajin prill.

Ndamë nga 100 euro për rreth:

– 300 mijë pensionmarrës;

– 240 mijë punëtorë të sektorit privat;

– 74 mijë punëtorë të sektorit publik;

– 50 mijë studentë.

Shpërndamë afër 37 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë.

2) Pako për përballje me inflacion 150 milionë euro

Dyfishuam asistencën sociale për mbi 24 mijë familje në muajin shtator.

Ndamë nga 100 euro shtesë për rreth:

– 290 mijë pensionmarrës;

– 12 mijë punëtorë të ndërmarrjeve publike;

– 51 mijë studentë.

Për 76 mijë punëtorët e sektorit publik ndamë nga 50 euro shtesë (shtator – dhjetor). Subvencionuam 50% të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat për 3 muaj.

Me skemën e punësimit “Qeveria për Familjet”, u punësuan 770 punëtorë.

Me masën 1.3 u punësuan afër 5 000 gra e vajza. Është rihapur thirrja për biznese për mbështetje të 50% të pagës për 3 muajt e parë nëse punësojnë gra.

Në vitin për personat me aftësi të kufizuara: u punësuan 239 persona (119 burra dhe 120 gra).

Subvencionuam:

– Tarifat e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët e bizneset që nga shkurti 2022;

– Faturat e energjisë elektrike për kursimtarët (mbi 200 mijë përfitues);

– Blerjen e pajisjeve efiçente për ngrohje për mbi 8 mijë familje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka raportuar për sulme nga Rusia pas njoftimit për…