Kurti e quan Thaçin idhnak, kërkon dorëheqjen e tij

15 maj 2020 | 18:25

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë konferencës për media ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili sot gjatë ditës drejtojë akuza për Qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se Thaçi duhet të jep dorëheqje dhe të dalë në fushatë zgjedhore, pasi që sipas tij, është i frustruar.

“Presidenti nuk është i kënaqur me ulësen e tij dhe bën mirë ta lëshojë dhe të vijë në fushatë zgjedhore dhe të shikojë për vizionin që do ta japë dhe votat që do të marrë. Ai qartazi dëshiron të jetë më shumë se president dhe për ta bërë këtë i duhet një kryeministër më pak se kryeministër, këtë s’mund ta gjejë të unë”.

“Ne kemi një president të frustruar që po bëhet gati për fushata zgjedhore. Më së miri dhe më së drejti dhe më sinqertë s’mund të jetë se të dorëhiqet dhe të vijë në fushatë, pasi ashtu po sillet, ashtu po flet”, ka thënë Kurti, duke shtuar se presidenti Thaçi është idhnak.

“Fatkeqësisht kemi një president idhnak, i cili ministrit të Shëndetësisë dëshiron t’i bëhet mjek, ministrit të punëve të jashtëm, dëshiron t’i bëhet ministër, kurse mua si kryeministër dëshiron të më bëhet mbret. Institucionet nuk janë të bllokuara, kjo qeveri është kujdestare, që punon natë e ditë për qytetarët e Republikës. Është për të ardhur keq që nuk është në kompetenca të plota, përndryshe punon më mirë e më shumë se çdo tjetër”, ka deklaruar Kurti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media…