Kurti e refuzon ‘Forumin e liderëve’ që e propozoi Hoti për dialogun me Serbinë

11 qershor 2020 | 12:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar para dy ditëve letër liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë me dije se Kurti nuk do t’i përgjigjet ftesës së Hotit për çështjen e dialogut.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej kryetari i LV-së, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, kanë shkuar Manxhuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar mekanizmin e tij për dialogun me Serbinë, i cili pritet të çojë drejt një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve. Shefi i ekzekutivit ka propozuar një “forum të liderëve” për bisedimet me palën nga Beogradi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK),…