Kurti e shkarkon anëtarin e Bordit të SHSKUK-së
19 janar 2023
| 19:28
Kryeministri Kurti ka shkarkuar Isuf Zekajn, anëtarin e Bordit të SHSKUK-së.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë, i cili ishte e vetmja pikë në rëndin e ditës.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës korresponduese, në të cilën mori vendim për shkarkimin e anëtarit të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë, Dr. Isuf Zekaj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.