
Kurti e uron Vëllaznimin për titullin kampion në Ligën Unike
28 mars 2025
| 11:48
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar klubin e basketbollit Vëllaznimi për triumfin e tyre në Ligën Unike. Ekipi nga Gjakova shënoi fitore në finale 91:88 duke e mposhtur Sigal Prishtinën pas vazhdimeve. Ky ishte trofeu i parë i Vëllaznimit pas 29 vitesh.
Reagimi i plotë i Kurtit:
“Vëllaznimi i Gjakovës, kampion i Ligës Unike! Lojë shumë e barabartë dhe dramatike e të dyja skuadrave që nuk u dorëzuan për asnjë moment. Ndeshje që shkoi përtej kohës së rregullt e që në fund Vëllaznimi triumfoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 91-88. Urime basketbollistëve, klubit, tifozëve dhe të gjithë Gjakovës. Në edicionin e sivjetshëm të Ligës Unike vendin e tretë e zuri Besëlidhja e Lezhës.”