
Kurti e Vitia dhurojnë gjak
14 qershor 2023
| 16:14
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të dhurimit vullnetar të Gjakut, dhjetëra nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të kontribuar përmes dhurimit të gjakut.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë dhuruar sot gjak në tendën e ngritur për këtë qëllim në sheshin “Nënë Tereza”, bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, etj.
Sivjet, java e dhurimit vullnetar të Gjakut në Kosovë, po shënohet me moton: Dhuro gjak, dhuro jetë, dhuro plazmën, dhuro shpesh.