“Kurti edhe rrymën ka me na e dhënë falë”, Quni rrëfen bisedën me një votues të VV-së

24 janar 2022 | 19:07

Deputeti i LDK-së, Anton Quni tha se nuk e ka besuar se mund t’i flasë kryeministrit Albin Kurti për çështjet e energjetikës.

Pasi e mori fjalën në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për krizën e rrymës, Quni tha se kryeministrit ka menduar se mund t’i flasë me kompetencë vetëm për çështje të sigurisë.

“Gjithnjë kam menduar se si ushtarak mund të dal të flas para jush me kompetencë për çështjen e sigurisë. Nuk e kam besuar asnjëherë që do të kem nevojë me dalë me folë edhe për çështjet e energjetikës, veçanërisht që kryeministri vjen me profesion nga kjo fushë”, tha ai.

lg.php.gifQuni tregoi për një bisedë me një votues të LVV-së në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai tha se votuesi ishte i bindur se me Kurtin kryeministër, rryma do të ishte pothuajse falas.

“Ai këmbnguli se njeriu i duhur për Kosovën është Albin Kurti. Kërkova të ma arsyetojë. ‘Ka me e luftu krimin, korrupsionin, liberalizimi i vizave, integrimet, etj, dhe në fund e potencoi, tha ‘thuajse rrymën do ta kemi falas’. Thash nga kjo. Tha po ka premtuar se do të kemi lirim. Ne tani pothuajse e kemi falas, plus kur ta bëjë lirimin kryeministri, sikur ajrin që e konsumojmë, ashtu edhe rrymën”, tha ai.

Quni tha se deri atëherë s’e kishte ditur se cili është profesioni i kryeministrit. Kur e kuptoi, tha se kishte nisur t’i besonte atij votuesi, së paku për çështjen e çmimit të rrymës.

35702.gif

mw.png

sync.gif

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit, ka kërkuar nga Qeveria e…