Kurti: Ekipi olimpik i Kosovës pranoi zyrtarisht flamurin shtetëror i cili do të valëvitet në Lojërat Olimpike
15 korrik 2024
| 23:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për ekipin olimpik të Kosovës që pas dy ditëve niset për në Paris ku do të mbahen Lojërat Olimpike.
Kurti ka uruar suksese për ekipin e Kosovës në këto lojëra.
“Dy ditë para nisjes drejt Parisit, ekipi olimpik i Republikës së Kosovës pranoi zyrtarisht flamurin shtetëror i cili do të valëvitet e lartësohet nga atletët tanë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Nga Tokio, tash në Paris, u urojmë shumë suksese e fat garuesve tanë”, ka shkruar Kurti në Facebook, të hënën.