Kurti emëroi Furtuna Sheremetin si këshilltare të jashtme
04 mars 2020
| 17:37
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kemëruarsot Furtuna Sheremetin si këshilltare të jashtme politike për cështje juridike.
Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës.
Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar.
Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoraturës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë, ku po hulumton temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.