Kurti emëron Alma Dushi-Kabashin, zëvendësministre për Komunitete dhe Kthim
23 prill 2020
| 14:21
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Alma Dushi- Kabashin, zëvendësministre për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.
Është bërë me dije se Dushi-Kabashi është ekonomiste e diplomuar dhe përvoja e saj 20-vjeçare në kontabilitet, shqyrtim të performancave financiare, procedura të prokurimit e çështje tatimore, në kombinim me rolin menaxhues në numër të madh projektesh për shumë institucione e organizata ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të qeverisë, emërimi i saj sjell vlerë profesionale të shtuar dhe kompetencë në ministri dhe përgjithësisht në kabinetin qeveritar.