Kurti emëron Cvetko Veljkoviqin në vend të Nenad Rashiqit
05 maj 2020
| 14:51
Kryeministri në detyrë i Republikën, Albin Kurti, ka emëruar Cvetko Veljkoviq, këshilltar politik dhe njëkohësisht udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Cvetko Veljkoviq me profesion është ekonomist dhe vjen nga Shtërpca
Deri më 23 prill, pozitat të cilat do t’i ushtojë Veljkoviqi, i ka mbajtur Nenad Rashiqi, i cili është liruar nga Kurti pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën sa ka qenë ministër. (L:G: ‘Epoka e re’)